“PROTEIN SHOP” krijon brend në Çair dhe Maqedoni
October 30, 2018
0 comments
Share

“PROTEIN SHOP” krijon brend në Çair dhe Maqedoni

Lagja e Çairit nga muaji korrik është pasuruar me një shitore mjaft të rëndësishme e cila merret me shitjen e produkteve mjaft cilësore të suplementeve të ndryshme sportive, duke filluar nga ato profesionale e deri tek ato për normale. Ideja e njërit prej pronarëve, Besnik Koxha ka qen që nëpërmjet këtyre produkteve ti stimuloj sidomos të rinjtë që të merren sa më shumë me sport, kurse për njerëzit me mbipeshë ti këshilloj se si duhet të arrihet gjendja normale e trupit gjithnjë duke i ndihmuar me produktet e tyre. Koxha tregon poashtu se për një kohë të shkurt ka arritur të krijoj brend jo vetëm në lagjen Çair, por edhe në Shkup dhe në Maqedoni. Ai përveç se tani më ka krijuar klientët e rregullt çdo ditë po pranon porosi edhe nga jashtë shteti. Kjo sipas tij u arrit pas një punës së madhe që po bën  së bashku me stafin e tij profesional. Kështu në një intervistë ekskluzive për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Koxha zbulon edhe planet e tija në të ardhmen dhe risit e ndryshme që ka tek kompania e tij.

ArenaRing: “ProteinShop” në Çair kur u hap dhe çka ishte qëllimi ?

Koxha: “PROTEIN SHOP” e hapëm në muajin korrik, kurse qëllimi ka qen që ti nxisim njerëzit te merren sa më shumë me aktivitete fizike si ato profesionale ashtu edhe rekreative, por gjithnjë duke u koncentruar më shumë tek të rinjtë të cilët në vend se të kalojnë kohë në mënyre pasive mundohemi qe të njëjtit ti  “aktivizojmë” që të jetojnë në mënyrë më të shëndetshme. Poashtu punojmë në kahje që ti zhdukim edhe ata pak paragjykimet që kanë njerëzit për suplementet sportive.

ArenaRing: Si u prit hapja e një lokali të tillë ?

Koxha: Të them drejtën hapja e lokalit u prit shume mire dhe kishim feedback shumë pozitiv nga popullata pasi që është edhe lokali i parë që hapet nga kjo anë e qytetit të Shkupit e që ofron këto shërbime dhe produkte.

ArenaRing: A ka interes nga sportistët por edhe njerëzit e thjesht për te përdorur sumplementet e juaja por edhe ushqimet që i ofroni?

Koxha: Po, ka interes shumë të madh dhe krenohemi se për një kohë të shkurt kemi arritur të kemi edhe klientët tanë të rregullt, ku prej tyre ka edhe sportist të njohur por edhe njerëz të cilët merren me aktivitete sportive në mënyrë rekreative. Poashtu kemi edhe klientë prej qyteteve tjera te Maqedonisë të cilët na vizitojnë kohe pas kohe.

ArenaRing: Për çka interesohen më shumë blerësit ?

Koxha: Blerësit tanë, sipas analizave që kemi bërë ne si staf më shumë kërkojnë produkte efikase për humbjen e peshës por edhe për të rit masën muskulore. Kështu ne gjithnjë atyre ju dalim në ndihmë duke ia ofruar produktet e duhura por edhe këshilla.

ArenaRing:  A mendoni se ende populli ynë ka rezerva rreth përdorimit të këtyre mjeteve ndihmëse?

Koxha: Mund te themi se përqindja e atyre që kanë rezerva në lidhje me përdorimin e suplementeve sportive është shume e vogël në dallim me vitet e kaluara dhe së shpejti edhe do zhduket në tërësi. Tash  popullata veç janë të informuara që suplementet sportive nuk janë aspak të dëmshme dhe mund te themi se kanë filluar masovikisht ti përdorin të gjithe ata qe merren me ndonjë aktivitet fizik se veç më e kanë kuptuar dhe ndjere reakcionin pozitiv të tyre. Suplementet sportive ndihmojnë shumë në arritjen e rezultateve dhe është fakt se të gjithë ata sportiste te njohur që i shohim çdo ditë nëpër ekranet tona përdorin suplemente sportive të cilat ju ndihmojnë në shumë sfera, duke filluar nga përgatitja fizike e deri te ajo psikike.

ArenaRing: Cila është firma qe e prezantoni ju dhe na thuaj për kualitetin e tyre?

Koxha: Ne kemi disa brende/firma qe i prezantojmë, mirëpo do ta kishim veçuar brendin ‘Olimp Sport Nutrition’ i cili ka produktet më me cilësi dhe efekt më të lartë në Evropë. Vet e kemi pare mënyrën se si funksionojnë edhe laboratorite (fabrikat) e tyre dhe mund te themi se kane laboratori jashtëzakonisht moderne me teknologjinë më të re dhe poashtu te gjitha testimet bëhen në mënyre strikte pa asnjë lëshim qe të njejtat të kane efektin e duhur te konsumuesi. Vlen te ceket se të gjitha produktet kalojnë në testime dhe të njejtat kontrollohen edhe nga institucione te ndryshme shëndetësore te UE-së.

ArenaRing: Çka ofron “ProteinShop” blerësve të vet?

Koxha: ‘PROTEIN SHOP’ blerësve ju ofron paletën më të mirë të suplementeve sportive dhe poashtu jemi në dispozicion për këshilla në lidhje me trajnime të ndryshme që të ju ndihmojmë ti arrijnë rezultatet e dëshiruara. Poashtu duam ta cekim edhe çmimin duke pasë parasysh standardin e vendit ku jetojmë, produktet tona kane çmimin më të volitshëm në dallim me të gjitha suplementet tjera që ofrohen në tregun tonë. Për ata të cilët kanë kartelat tona anëtarësie kemi shumë beneficione gjate blerjes, poashtu munden edhe ti përdorin promocionet e ndryshme.

ArenaRing:  Planifikoni të hapni edhe shitore tjera ne Shkup ?

Koxha: Plani  jonë është që të hapen shitore edhe ne qytete tjera, mirepo njëhere fokusi ynë është në Shkup edhe pse kemi klientë nga e gjithë Maqedonia por edhe nga disa shtete fqinj, dhe me sukses ju dërgojmë madje edhe poros online që bëjnë sepse punojmë edhe me post të ndryshme.

ArenaRing: Sa keni bashkëpunim me klubet dhe sportistët ?

Koxha: Siç e cekem edhe me lartë, kemi bashkëpunim me shumë sportiste të ndryshëm se suplementet që i  shesim janë diçka normale dhe e përditshme sidomos për sportistet Professional se te njejtat nuk janë të ndaluara nga federatat sportive dhe nuk llogariten si “doping” apo si ndonjë substance e ndaluar .

ArenaRing: Plani juaj është që në të ardhmen të keni edhe fytyra të njohura sportive që do prezantojnë produktet e juaja, mendoni se kjo do ndikojë pozitivisht?

Koxha: Po, jemi ne bisedime me disa fytyra sportive te vendit dhe shpresojmë që së shpejti do kemi edhe brand ambasadorin tone i cili do të na perfaqesojë në evenimente të ndryshme.

ArenaRing: Mesazhi juaj për ne fund.

Koxha: Mesazhi ynë është që njerëzit te merren sa më shumë me sporte e sidomos ata më të rinjtë. Të gjithë e dimë se aktiviteti fizik ndihmon ne preventivin dhe shërrimin e shumë sëmundjeve të ndryshme, mirëpo poashtu edhe reagon pozitivisht edhe në trurin e njeriut. Sugjerojmë që sa më shumë te ju largohen ushqimeve jo të shëndetshme dhe sa më shumë ti afrohen aktiviteteve fizike, pasi, nëse ne nuk kujdesemi për trupin tone askush nuk mund te kujdeset për atë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *