Promovime befasuese për klientët e tyre nga ShkupiGYM e Libraria e Çarshisë
Libraria e Çarshisë dhe ShkupiGYM, dy qendrat që si parim kanë zhvillimin individual intelektual, gjegjësisht fizik, në bashkëpunim me njëra tjetrën, kanë një ofertë fantastike për ju!
ShkupiGYM ofron ulje prej 15% te të gjitha abonimeve mujore, për çdo libër të blerë prej te Libraria e Çarshisë; (mjafton të prezantohet kartela e vulosur nga Libraria e Çarshisë). Gjithashtu, çdo anëtar i ShkupiGYM, përfiton zbritje prej 15% gjatë blerjes së librave prej te Libraria e Çarshisë; (me prezantimin e kartelës së vlefshme të anëtarësimit të ShkupiGYM).
Dy menaxherët e këtyre qendrave për portalin e vetëm për sporte luftarake dhe BudyBulding – “ArenaRing” thanë se ideja e kësaj marrëveshjeje reciproke është promovimi i të jetuarit të shëndetshëm, që nënkupton trup të shëndoshë në mendje të shëndoshë. Kualiteti i individëve ndikon në kualitetin e një shoqërie të tërë. Prandaj, për një jetë më të shëndetshme, kujdesu e mirëmbaje trupin dhe mendjen.
ShkupiGYM është një nga fitnes klubet më të përgatitura në vend dhe aty stërviten edhe femrat të cilat janë me orar të ndarë, gjithashtu dhe shumë klube sportive nga Shkupi dhe rrethina shfrytëzojnë këtë palestër për të stërvitur, andaj jo rastësisht kur flitet për fitnes, gjithçka të përkujton ShkupiGYM sepse tashmë edhe nga qytetarët e qytetit të Shkupit po vlerësohet më shume se fitness qendër,ku me plotë bindje po dëshmojnë që kanë marrë epitetin e të qenurit institucion i vetëdijes të fuqisë fizike dhe psikologjike ku ne një kornizë forcon trupin me ushtrime dhe trurin me lexim ndërsa relaksimi dhe përfitimet janë të dyanshëm.