Promoteri Hearn zbulon detaje nga rimeçi Joshua – Ruiz
October 30, 2019
0 comments
Share

Promoteri Hearn zbulon detaje nga rimeçi Joshua – Ruiz

Pasi Anthony Joshua dhe Andy Ruiz arritën marrëveshjen për rimeç në një vend neutral, promoteri Eddie Hearn ka zbuluar se do të ketë edhe juri dhe gjyqtarë neutral.

Dy boksierët e peshave të rënda arritën marrëveshje që ripërballja e tyre të zhvillohet më 7 dhjetor në Arabinë Saudite.

Njeri kryesor i kësaj përballje, Hearn ka thënë se boksieri britanik dhe ai meksikano-amerikan kanë të drejtë të zgjedhin edhe juri e gjyqtarë neutral.

“Të gjitha këto gjëra janë në kontratë”, ka thënë Hearn në një intervistë për Sky Sports. “Juri neutrale, gjyqtarë neutralë. Gjëra të njëjta me meçin e parë”.

“Aty do të jenë përfaqësues të boksit nga Britania e Madhe që do të jenë pjesë e komisionit në Arabinë Saudite, të njëjtën gjë do ta ketë edhe Ruiz”.

“Ne kemi dërgua një listë të personave që do të jenë pjesë e jurisë, por komisioni do t’i marrë vetëm disa nga ta”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *