Profesori Jeff Horn mbron titullin, mposht me “KO teknik” britanikun Corcoran
December 15, 2017
0 comments
Share

Profesori Jeff Horn mbron titullin, mposht me “KO teknik” britanikun Corcoran

Boksieri australian Jeff Horn ka mbrojtur sot titullin kampion bote në peshën “welter”, në kategorinë WBO, duke mundur me “KO teknik” në raundin e 11-të rivalin britanik Gary Corcoran, duel që u zhvillua në Brisbane të Australisë. Kjo është hera e parë që “profesori” (ka punuar mësues më parë) Horn mbron titullin që pat fituar në korrik të këtij viti, kur mund me vendim unanim legjendën Manny Pacquiao. Edhe pse u dëmtua në sy, Horn e dominoi duelin, që u ndal nga gjyqtari në raundin e parafundit, duke korrur suksesin e 18-të në ring, ku nuk ka asnjë humbje (edhe një barazim).

Nga dueli mes Jeff Horn dhe Gary Corcoran

Ndërsa për rivalin britanik kjo është disfata e dytë si profesionist, ndërkohë që numëron edhe 17 fitore në karrierë. Për Horn tani happen mundësi të reja, pasi ai mund të duelojë me kampionin amerikan të peshës “light-welterweight”, Terence Crawford, që është kampion i padiskutueshëm i ringut, duke mbajtur 4 tituj. “Për mua kjo është një mundësi e madhe. Nëse njerëzit duan që kjo sfidë të ndodhë, atëherë ajo do të ndodhë”, tha Jeff Horn pas duelit të sotëm, të zhvilluar para fansave të tij. Një rival tjetër mund të jetë edhe britaniku Amir Khan, apo edhe një revansh me Manny Pacquiao.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *