Pret të marrë licensën për të boksuar, Tyson Fury bëhet menaxher
April 24, 2018
0 comments
Share

Pret të marrë licensën për të boksuar, Tyson Fury bëhet menaxher

Tyson Fury, ish-kampion bote në peshat e rënda, ka deklaruar se do të rikthehet në ring më datën 9 qershor, ku pas dy vitesh e gjysmë do të duelojë sërish në Manchester, vendlindjen e tij. Edhe pse ende nuk dihet emri i rivalit, Fury është në pritje që të mkarrë licensën për boksim nga Komisionit Britanik i Boksit, që ia ka hequr atë pasi doli pozitiv me kokainë. Aplikimi për të marrë licensën ka kohë që ka nisur dhe gjithçka pritet që të jetë gati para 9 qershorit, kur britaniku do të ngjitet sërish në ring.

Por, ndërkohë, Fury ka bnërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se ka marrë po nga ky komision licensën për t’u bërë menaxher. “Djem dhe vajza, jam zyrtarisht një menaxher i boksit britanik. Falënderoj komisionin për këtë mundësi”, shprehet Tyson Fury, që tashmë pret të rimarrë edhe lincesën për të boksuar dhe të ngjitet normalisht në ring mkë 9 qershor. Boksieri britanik ka kohë që kërkon të duelojë me kampionin aktual Anthony Joshua, por kjo sfidë me shumë gjasa do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *