Presin konfirmimin nga Hungaria e Finlanda
May 19, 2017
0 comments
Share

Presin konfirmimin nga Hungaria e Finlanda

Boksierët e Finlandës dhe të Hungarisë, ende nuk e kanë konfirmuar se do të marrin apo jo në turneun ndërkombëtar “Lah Nimani”, që mbahet me 27-28 maj, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

“Me rastin e organizimit të turneut të 9-të ndërkombëtar marrin pjesë 11 shtete, 9 prej tyre kanë konfirmuar ardhjen dhe presim këtë javë të dihet edhe për Finlandën dhe Hungarinë. Kosova do të përfaqësohet me 10 boksierë”, ka thënë Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës. Gjysmëfinalet zhvillohen me 27 maj (17.00) dhe një ditë më vonë edhe finalet (12.00).

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *