Presidenti i UFC-së pranon: Nuk do të ketë kurrë një të dytë si ai
July 1, 2019
0 comments
Share

Presidenti i UFC-së pranon: Nuk do të ketë kurrë një të dytë si ai

Në prag të eventit UFC-239, që zhvillohet këtë fundjavë në Las Veas, ka folur për mediat president ii UFC-së, Dana White. Ai ka kujtuar kohtë e vjetra, duke folur me admirim për një nga ikonat e këtij sporti, Conor McGregor.

Kur ti sheh një djalosh të suksesshëm në kafaz si ai emocionohesh. Conor është argëtues, di se si t’i bëjë njerëzit për vete, aktron, provokon, qesh. Është një sportist i kompletuar, i një niveli tjetër”, u shpreh Dana White.

Ka vetëm një Conor McGregor dhe nuk do të ketë një të dytë si ai. Njerëzit gjithnjë më thonë nëse a ka një të dytë që mund ta zëvendësojë irlandezin, por unë ju them se nuk do të vijë një tjetër McGregor në kafaz”, tha president ii UFC-së.

Gjithsesi, numri 1 i arteve marciale mikse shton: “Nesër do të vijë dikush tjetër që do të ketë stilin e tij të dueluarit, të bërit sport në një mënyrë tjetër që do të argëtojë fansat. Dhe, në një mënyrë apo një tjetër, ai do të jetë ylli i ri”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *