Presidenti i Republikës viziton në spitalin e Lubjanës mundësin e dëmtuar
November 23, 2017
0 comments
Share

Presidenti i Republikës viziton në spitalin e Lubjanës mundësin e dëmtuar

Presidenti i Republikës se Shqipërisë, z.Ilir Meta, ka takuar sot në spitalin e Lubjanës mundësi e ri shqiptar Leonard Frrokaj,  i dëmtuar tri javë më parë gjatë një aktiviteti ndërkombëtar. Frrokaj ishte pjesë e ekipit shqiptar që merrte pjesë në një turne në Slloveni, aty ku sot ka shkuar për vizitë zyrtare kreu i shtetit shqiptar.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, z.Meta shprehet: “Sot vizitova Leonardo Frrokaj në spitalin e Lubjanës, kampionin tonë 16-vjeçar të mundjes, i cili u demtua 3 javë më parë gjatë një gare ndërkombëtare në Slloveni. I urova shërim të shpejtë me besim se buqetën tjetër me klule do t’ia dhuroj sërish në podiumin e kampionit”.

Mundësi Leonard Frrokaj konsiderohet një talent i këtij sporti në vendin tonë dhe gjatë aktivitetit në Slloveni u dëmtua rëndë, duke rënë pa ndjenja në tapet. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku dhe u operua, por tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *