Presidenti Dana White i bindur: Revanshi është 100% i mundur
June 5, 2019
0 comments
Share

Presidenti Dana White i bindur: Revanshi është 100% i mundur

Presidenti i UFC-së, Dana White, në një deklaratë për mediat në prag të eventit UFC-238 që zhvillohet këtë fundjavë, u shpreh se nga shtatori do të nisë negociatat për të zhvilluar revanshin mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor. Kampioni rus do të duelojë në eventin UFC-242, në Abu Dhabi në shtator ndaj Dustin Poirier, ndërsa për irlandezin ende nuk ka një datë të saktë se kur do të rikthehet në kafaz.

Conor e dëshiron me çdo kusht këtë revansh. Khabib ka një duel me Dustin dhe pas kësaj sfide do të diskutojmë si me të ashtu dhe me Conor për të bërë të mundur realizimin e kësaj sfide të dytë. Në këtë Divizion kemi edhe Donald Cerrone dhe Tony Ferguson, që do të duelojnë këtë fundjavë. Pra, duhet të shohim me kujdes çdo mundësi. Gjithsesi, unë e shoh 100% të mundshëm realizimin e revanshit mes dy kampionëve”, tha Dana White.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *