Prapaskena interesante, Khabib gati sa nuk goditi Leonardo Di Caprio-n
February 8, 2019
0 comments
Share

Prapaskena interesante, Khabib gati sa nuk goditi Leonardo Di Caprio-n

Kampioni i peshë së lehtë në UFC Khabib Nurmagomedov e humbi toruan pas ndeshjes me Conor McGregor në UFC 229, duke iu vërsulur pjesëtarit të stafit të irlandezit Dillon Danis gjatë tetorit të kaluar.

Tani ka dalë një prapaskenë shumë interesante. Shumë pranë ngjarjes ka qenë edhe një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood, Leonardo Di Caprio.

Ai është një simpatizant i madh i arteve marciale mikse dhe shihet shpeshherë në evenimentet kryesore të UFC.

“Ai më tha se ishte ulur shumë pak metra larg vendit ku zbrita unë,” shprehet Nurmagomedov gjatë një emisioni.

Komiteti Atletik i Nevadës e ka dënuar me nëntë muaj dhe një gjobë 500,000$ luftëtarin rus, i cili më pas tha se Di Caprio kishte refuzuar të bënte një foto me të.

Aktori i famshëm ishte justifikuar duke thënë se bënte foto vetëm për fëmijët.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *