Povetkin paralajmëron Joshua: Ruaju, nuk kam asgjë për të humbur
September 21, 2018
0 comments
Share

Povetkin paralajmëron Joshua: Ruaju, nuk kam asgjë për të humbur

Boksieri rus Alexander Povetkin është gati për të dueluar me Anthony Joshua, një përballje për titujt kampionë bote në peshën e rëndë që mbahen nga kmpioni britanik. Dueli do të zhvillohet në Londër, në shtëpinë e Joshua, para 90 mijë shikuesve (Wembley). Povetkin, në një mesazh lëshuar për fansat dhe drejtuar Joshua, tha: “Do të vuash shumë për të fituar dhe mbrojtur titujt. Je kampion, duelon në shtëpinë tënde, ndaj ke shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Kujdes…”.

Një paralajmërim ky i Povetkin në adresë të boksierit britanik, që shprehet se pavarësisht moshës (është 10 vjet më i madh se Joshua), ka përvojën si aleat. “Unë nuk kam asgjë për të humbur në këtë sfidë, ndërsa ti po, ndaj kujdes nga gabimet në ring, pasi do të ndëshkohesh keq. Unë jam sfidanti dhe do të tentoj surprizën. Në sportin tonë ato janë të shumta. Unë e kam nisur këtë sport në rrugë, ndërsa tani jam këtu dhe mund ta mbyll karrierën si kampion bote”, tha Povetkin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *