Poirier fiton supersfidën me Alvarez, Aldo rikthehet te fitorja
July 30, 2018
0 comments
Share

Poirier fiton supersfidën me Alvarez, Aldo rikthehet te fitorja

Dustin Poirier ka shkruar emrin e tij në listën e konkurrentëve për titull pasi ka fituar në mënyrë spektakolare ndaj Eddie Alvarez në eventin kryesor të UFC ë Calgary të Kanadasë në mbrëmjen e së shtunës.

“Vetëm shihni emrat që kam mposhtur. Katër kampionë radhazi. Çfarë duhet të bëj tjetër? Khabib, ku je?” shprehet Poirier pas ndeshjes.

Ndeshja nisi menjëherë me një shpërthim kur Diamanti tentoi një mbytje gijotinë. Teksa mbytja ishte në proces, arbitri Goddard ka paralajmëruar Alvarez të mos mbahej te telat e kafazit për të shmangur humbjen.

 Alvarez mbijetoi dhe ndeshja nga ai moment ishte shumë e bukur, me Poirier që në fund mori një fitore tepër të rëndësishme në karrierën e tij.

Ndërkohë ish-kampioni i peshës pupël Jose Aldo është rikthyer te fitorja pasi i dha fund Jeremy Stephens që në raundin e parë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *