Po mendoj për emrin e rivalit të muajit prill
August 23, 2018
0 comments
Share

Po mendoj për emrin e rivalit të muajit prill

Anthony Joshua do të mbrojë titujt kampionë botë në peshën e rëndë ndaj rusit Alexander Povetkin më 22 shtator në stadiumin “Wembley”, por boksieri britanik e ka mendjen tek sfida që do të zhvillojë prillin e ardhshëm. Kampioni i botës e konsideron një sfidë të fituar duelin me rusin, ndaj pret të mësojë se cili do të jetë rivali i parë për të i 2019-ës. Wilder dhe Fury do të përballen mes tyre në nëntor ose dhjetor të këtij viti dhe me shumë gjasa Joshua do të duelojë me fituesin e kësaj sfide.

Mendoj se sfida më e rëndësishme tani për tani në peshat e rënda është ajo mes meje dhe Wilder dhe jo kjo që do të zhvilloj ndaj Povetkin. Unë dua që të përballem me më të mirët, ndoshta kjo gjë do të ndodhë vitin tjetër. Ndaj po mendoj për të ardhmen, për atë që do të ndodhë në prill”, u shpreh Anthony Joshua (21 fitore dhe asnjë humbje si profesionist), kampion bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *