“Po më larguan nga UFC, fama ime do të shkëlqejë diku tjetër”
January 17, 2019
0 comments
Share

“Po më larguan nga UFC, fama ime do të shkëlqejë diku tjetër”

Ditët e Cris Cyborg në artet marciale mikse janë të numëruara. Kontrata e ish-kampiones së botës me UFC-në skadon së shpejti dhe nuk dihet ende nëse Dana White, presidenti I UFC-së, do t’ia rinovojë atë apo jo. “Nuk kam marrë asnjë sinjal nga UFC-ja që pas duelit më Nunes. Nuk ka rëndësi për mua nëse jam kampione apo jo, unë do të vazhdoj të luftoj”, tha Cyborg.

Fansat më duan dhe i pëlqejnë duelet e mia. Nëse ata vendosin të më heqin nga Divizioni im dhe nga UFC-ja, unë mendoj se ata që do të humbisnin më shumë janë fansat e mi. do të humbasë vetë UFC-ja. Unë jam një sportiste që kam miliona fansa, që më ndjekin kudo që dueloj dhe sjell të ardhura”, u shpreh më tej Cris Cyborg, tashmë 33 vjeçe.

Cyborg, 20 fitore, 2 humbje dhe një duel pa rezultat në artet marciale mikse, shton se së shpejti do të zhvillojë një takim me drejtuesit e UFC-së, ku do të diskutojnë për të ardhmen. “Nëse më largojnë puna e tyre, unë do të vazhdoj të shkëlqej diku tjetër, ashtu siç kam bërë gjithnjë. Gjithsesi, le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Cyborg, që dorëzoi titullin kampion në eventin UFC-232, të zhvilluar më 29 dhjetor.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *