Petrit nesër pret fitore në Stamboll
August 24, 2018
0 comments
Share

Petrit nesër pret fitore në Stamboll

Petrit Pellumbi një djalosh 17 vjeçar, me prejardhje nga Shqipëria por që jeton dhe ushtron në Greqi, nesër do të zhvilloj një ndeshje interesante edhe atë në Stamboll të Turqisë, kundër një luftuari me përvojë, Yasin Yavas. Petriti për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se ndihet mirë i përgatitur dhe se pret të paraqitet me sukses në ring.

“Ndihem mirë i përgatitur sepse kam punuar maksimalisht me trajnerët e mi në klubin tim që gjendet në Greqi. Në Stamboll do jetë një  eveniment i madh dhe mezi po pres që të paraqitem në ring për ti treguar kualitet e mija. Kundërshtarin pak e njoh, por kam ndie se është djalosh i cili ka disa lufta”, tha Pellumbi.

Ndryshe, Petrit Pellumbi në karrierën e tij ka zhvilluar 11 ndeshje, ku prej tyre ka vetëm 1 humbje. Në ditët e ardhshme agjencia për sporte luftarake “ArenaRing” do të zhvilloj edhe një intervistë me këtë djalosh, ku do të na shpalosë karrierën e tij të shkurt por me shumë suksese.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *