Pesha e lehtë, Lomachenko sfidon Linares për titullin kampion
May 10, 2018
0 comments
Share

Pesha e lehtë, Lomachenko sfidon Linares për titullin kampion

Ditën e shtunë (12 maj), në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut do të luhet sfida për titullin kampion bote në peshën e lehtë mes kampionit aktual Jorge Linares dhe sfidandit Vasyl Lomachenko. Mediat botërore e konsiderojnë këtë sfidë si më të rëndësishmen që ky sport ka ofruar deri më tani gjatë 2018-ës, një vit i vakët me përballje të mëdha. Venezueliani Linares (44 fitore e 3 humbje) mban titullin kampion bote të kategorisë WBA, ndërsa ukrainasi Lomachenko (10 fitore e 1 humbje) është kampion olimpik i kësaj peshe në Lojërat e Pekinit dhe më pas atyre të Londrës.

Në sfidën “pound per pound”, Lomachenko duket shumë më lart se sa Linares, si nga ana teknike ashtu dhe për shpejtësinë e lëvizshmërinë në ring si dhe preçizionin në goditje. Gjithsesi, për të dy boksierët kjo ka për të qenë një përballje e vështirë dhe shikuesit presin një duel të madh mes Linares dhe Lomachenko edhe pse ky i fundit konsiderohet favorit nga bastexhinjtë. Ukrainasi kërkon një duel të shpejtë, që ta mbyllë atë në raundet e para, ndërsa Linares ka treguar se jep më të mirën me kalimin e raundeve, duke treguar se është një boksier që duron dhe godet në fund.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *