Përveç medaljes së argjendtë në Maroku, ja çfarë fitoi Loriana Kuka
March 11, 2019
0 comments
Share

Përveç medaljes së argjendtë në Maroku, ja çfarë fitoi Loriana Kuka

Xhudistja Loriana Kuka (-78 kg) shkëlqeu në turneun Grand Prix që u mbajt në Marrakech të Marokut. Ajo fitoi medaljen e argjendtë në një konkurrencë të fortë.

Në çdo luftë dëshmoi potencialin e saj por në finale nuk i priu fati sportiv në duel me gjermane Maria Anna Wagner. “Loriana Kuka e argjendtë! Sot dita e medaljeve të argjendta në Grand Prix. 490 pikë Olimpike. Medalja e argjendtë kësaj radhe dhuratë për babin e saj për ditëlindje! Të lumtë Loriana drejt Olimpiadës me hapa të sigurtë”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *