Përgatitje për garat Ballkanike, Evropiane e Botërore
Sporti i xhudos është më bindshëm më i suksesshëm jo vetëm në vendin tonë, për faktin se ka sjellë medaljet nga të gjitha garat e mundshme në garat ndërkombëtare. “Nesër në Pejë me fillim në ora 18.00 mbahet stërvitja Nacionale për grupmoshat 2000,2001,2002 por edhe të tjerë. Çdo garues që pretendon pjesëmarrje në Kampionatet Ballkanike, Evropiane dhe Boterore për kadet duhet të jetë prezent femra dhe meshkuj.
Shpat Zeka sivjet aktualisht është garuesi më i suksesshëm deri më tani në këtë grupmoshë në gara zyrtare për këtë vit, përformancë të mirë ka edhe Laura Fazliu. Stërvitja udhëhiqet nga asistenti im për kadet Fatos Tabaku”, ka thënë Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo.