Përfundoi me sukses edicioni i 14–të “Struga Open 2017”
October 9, 2017
0 comments
Share

Përfundoi me sukses edicioni i 14–të “Struga Open 2017”

Ditën e shtunë, nën organizimin teknik të K.K. “Drini”, Struga ishte epiqendra e sportit të karatesë.  Qyteti  buzëdrinas  u zbukurua nga ngjyrat e veshjeve sportive nga rreth 500  sportistë, 55 klube  të cilët kishin ardhur nga 5 shtete të ndryshme si:  Shqipëria, Kosova, Austria, Mali i zi dhe klubet nga Maqedonia.

Për të nderuar këtë aktivitet, prezent ishte kreu më i lartë i federatës së karatesë së Maqedonisë, z.Dragan Stojanovski, kryetari i federatës së Karatesë së Shqipërisë, z.Petrit Baba, sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës, z.Nazmi Gashi, përfaqësues nga Mali i Zi, z.Skënder Tahiri  si dhe shumë personalitete të tjerë.

Alim Hajredini si organizator i këtij turneu, në fjalimin e tij, përshëndeti të pranishmit, kryetarët prezent në sallë, të gjithë sportistët, gjyqtarët, adhuruesit e sportit të bukur të karatesë, për pjesëmarrjen e tyre ne këtë eveniment kaq të bukur. Ai në mënyrë të veçantë falënderoj kryetarin dhe bordin udhëheqës të Federatës së Kosovës, z. Ismet Krasniqi, të cilët mbështetën fuqimisht këtë aktivitet duke qenë në numër më të madh me sportistë. Ata në këtë aktivitet u paraqitën si përfaqësuese e Kosovës por nuk munguan edhe klubet nga mbarë Kosova.

Ai gjithashtu falënderoi edhe klubin nga Austria të cilët ishin prezent për herë të parë në këtë turne.

Fjalim përshëndetës mbajti edhe z. Petrit Baba nga Shqipëria, z. Nazmi Gashi nga Kosova, z. Xhemi Hajredini shef i sektorit për arsim dhe kulturë nga komuna e Strugës dhe në fund për të bërë edhe hapjen mori fjalën kryetari i federatës së Maqedonisë, z.Dragan Stojanovski.

Organizatori  në fund ndau edhe mirënjohje dhe plaketa  për të gjithë ata që ishin prezent. Mirënjohje u ndanë edhe për sponsorët dhe mediat  e këtij evenimenti kaq të rëndësishëm, pa të cilët do të ishte e pa mundur ky aktivitet. Ai publikisht falënderon: motel “Villa Palace”,  N.P “ING-LULI”, restorantet “Pumparella”, “Aquarius”, “Versus”,  N.K “Proaqua”, “Rinora” “Magic Store” dhe ata që pranuan sportistët në motelet e tyre Sabri Dauti dhe Driton Ajro.

Për të gjithë sportistët u ndanë, medalje, diploma dhe kupa për katat ekipore.

Gjithashtu u ndanë dy kupa për më masovikët nga jashtë dhe nga vendi. Të cilat iu takuan përfaqësueses së Kosovës dhe K.K “Forca” nga Shkupi.

Në fund të turneut u ndanë edhe kupat kryesore për tre fituesit në rezultatin përfundimtar, që këtë radhë fitues doli përfaqësuesja e Kosovës, pasuar nga K.K “ Forca” dhe në vend të tretë u plasua “Uskana” nga Kërçova.

Por edhe klubi organizator “Drini” nuk ngeli duar bosh.  Sportistët e tyre fituan shumë medalje, duke u plasuar në vendin e 7 nga 55 klube. Por më të dalluar në këtë turne ishin: Hamza Zylali, vëlla e motër Gresa dhe Pasho Mustafai, Sara Sinani dhe shumë të tjerë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *