Përballja Golovkin-Alvarez, biletat shiten në kohë rekord
July 9, 2017
0 comments
Share

Përballja Golovkin-Alvarez, biletat shiten në kohë rekord

Organizatorët e duelit të boksit midis meksikanit Saul “Canelo” Alvarez dhe kazakut Gennady Golovkin, kanë bërë me dije se janë shitur në kohë rekord të gjitha biletat e disponueshme për këtë sfidë, e vlefshme për titullin kampion bote të peshës së mesme. Kjo përballje do të zhvillohet më 16 shtator në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit. Një sfidë që pritet me interes, mes dy boksierësh kampionë në ring dhe që do të duelojnë për të unifikuar titujt kampionë në peshën e mesme. Ndaj dhe interesimi për të është shumë i madh, një duel me 12 raunde që do të dhurojë spektakël.

Shifrat e duelit te boksit mes Golovkin dhe Alvarez

Publiku e ka kuptuar se bëhet fjalë për një sfidë të madhe boksi, ndoshta përballja më e madhe në shumë vite, ndaj dhe të gjithë duan të blejnë një biletë për ta parë atë “live”. Më 16 shtator do të shihni një stadium të mbushur plot”, tha ish-boksieri Oscar De La Hoya, që po bën promotorin e këtij dueli, që është edhe menaxher i Alvarez. Këtë lajm e konfirmoi edhe Tom Loeffler, promotori i Golovkin, i pamposhtur në ring. “Jemi të lumtur që kjo gjë ndodhi kaq shpejt, por ishte e pritshme kur në ring ngjiten dy boksierë të mëdhenj”, tha ai. Ky event pritet të ketë edhe një numër të madhe shitjesh PPV (pay per view), paguaj për ta parë on-line.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *