Për parà bëhet gjithçka, ja vendimi që merret për revanshin Wilder-Fury
February 21, 2019
0 comments
Share

Për parà bëhet gjithçka, ja vendimi që merret për revanshin Wilder-Fury

Revanshi mes boksierit amerikan Deontay Wilder dhe atij britanik Tyson Fury mund të shtyhet në shtator. Ky është objektivi i organizatorëve të këtij dueli, që synojnë një shtyrje të sfidës për titullin kampion bote në vjeshtë. Sipas Bob Arum, që po bën ndërmjetësin në këtë sfidë, dy boksierët mund të përballen me rivalë të tjerë në maj dhe më pas të kryqëzojnë sërish dorezat në shtator.

 

Arsyerja është e thjeshtë: Gjithçka bëhet për më shumë të ardhura. Pas marrëveshjes së re që Fury nënshkroi dy ditë më parë me televizionin ESPN, sfidat e tij të radhës do të jenë në Amerikë. Gjithsesi, sfidanti i radhës nuk do të jetë Wilder, por një boksier tjetër, që ende nuk është përcaktuar. “Vizioni im për revanshin është ndryshe nga ai që kanë dy boksierët”, tha sot Bob Arum.

Kjo është një përballje e madhe e peshës së rëndë, që kërkon një organizim më të mirë se herën e parë. Në mund të shkojmë deri në 2 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) në duelin e dytë. Kjo do të thotë më shumë parà. Fansat duhet t’i njohin më mirë dy boksierët, veçanërisht Fury-n dhe kështu rritim audiencën. Ndaj britaniku mund të zhvillojë një duel tjetër në maj, duke rritur popullaritetin në Amerikë, para se të përballet sërish me Wilder. Ne synojmë që revanshin ta zhvillojmë në shtator”, tha më tej Arum.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *