PER JU MESHKUJ – SA E NJIHNI TRUPIN TUAJ?
December 6, 2018
0 comments
Share

PER JU MESHKUJ – SA E NJIHNI TRUPIN TUAJ?

Edhe pse themelet e një jetë të shëndetshme janë universal, femrat dhe meshkujt janë krijesa të ndryshme; pasi trupi mashkullor është i ndryshëm nga ai femëror dhe kujdesi ndaj trupit është i ndryshëm gjithashtu. Këtu do të gjeni fakte interesante, se çfarë do të thotë të kujdesesh për veten tënde si një mashkull.

 Të ushqyerit për Trupin Meshkujve

Ka një sërë ndryshimesh mes të ushqyerit tek meshkujt dhe tek femrat. Mesatarisht, meshkujt kanë nevojë për më shumë kalori se femrat edhe pse kjo mund të jetë më shumë si pasojë e ndryshimit në përmasat e trupit, sesa në vetë ndryshimin e gjinisë. Sipas studimeve meshkujt mund të mos kenë më shumë nevojë për proteinë se femrat dhe se proteina e tepërt mund të rrisë rrezikun për gurë në veshka tek meshkujt. Gjithashtu eshte treguar se meshkujt duhet të marrin më shumë fibra dietike, në krahasim me femrat: ndërkohë që femrat nën moshën 50 vjeç kanë nevojë për 25 gram fibra në ditë, meshkujt duhet të marrin 38 gram.

Acidet lyrore Omega-3 me bazë peshkun janë shumë të mira si për meshkujt, ashtu edhe për femrat dhe Omega-3 me bazë bimore janë shumë të mira për zemrën e meshkujve, po aq sa edhe për atë të femrave. Edhe pse, ekziston një mundësi që Omega-3 me bazë bimore të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt.

Meshkujt duket sikur janë më të mbrojtur kur konsumojnë alkol. Studimet kanë treguar se sasi të vogla alkoli mund të ndikojnë në uljen e rrezikut ndaj goditjeve në zemër, tek të dyja gjinitë, por çdo sasi alkoli tek femrat mund të rrisë rrezikun ndaj kancerit të gjirit. Duket që meshkujt nuk kanë të njëjtin rrezik në këtë drejtim.

Gjithashtu, meshkujt nuk duket se kanë nevojë për të njëjtën sasi kalciumi, ashtu si femrat. Rekomandohet që femrat të marrin sasi më të mëdha kalciumi, për të parandaluar rrezikun ndaj osteoporozës, por marrja e kalciumit në sasi të tepërt mund të rrisë rrezikun ndaj kancerit të prostatës tek meshkujt.

Sigurisht që meshkujt kanë nevojë për calcium, por në këtë rast, më shumë jo domosdoshmërisht do të thotë më mirë.

Po ashtu, meshkujt nuk kanë nevojë për të njëjtën sasi hekuri, që kanë nevojë femrat, pasi ato humbasin rregullisht hekur përmes ciklit menstrual.

Stërvitja për Trupin e Meshkujve

Edhe të stërviturit është e ndryshme për të dyja gjinitë. Një nga ndryshimet më të mëdha është motivimi. Meshkujt zakonisht “stërviten për t’u bërë më të mëdhenj”. Meshkujt stërviten rregullisht, sepse duan të “fryhen” edhe pse shumë prej tyre e shohin këtë si një konkurencë mes njër-tjetrit.

Shpeshherë meshkujt as nuk e vrasin mendjen se si duken kur stërviten, në krahasim me femrat.

Edhe pse femrat e kanë një avantazh mbi meshkujt: ato tentojnë të jenë më të ekuilibruara në përqasjen e tyre me fitnesin. Femrat që stërviten shpesh përfshijnë lloje të ndryshme aktivitetesh, duke i mbuluar kërkesat e tyre me trajnim force, kardio, yoga, zumba apo klasa të tjera fitnesi.

Në ndryshim nga femrat, meshkujt janë më shumë të fokusuar dhe ndoshta miopë në stërvitjen e tyre. Rrallë i sheh të marrin pjesë në klasa joge, tai chi apo në aktivitete të tjera ku punohet për të rritur një lidhje më të mire mendje-trup. Ata gjithashtu janë më pak të interesuar në aktivitete me bazë kërcimin.

Zakonisht meshkujt janë më pak fleksibël se femrat edhe pse është i paqartë fakti nëse ky ndryshim ka si bazë gjininë apo i mëshohet më shumë faktit që meshkujt i kushtojnë më pak kohë stretching.

Meshkujt shpesh vënë muskuj më me lehtësi se femrat dhe kanë tendencën të kenë një forcë më të madhe në pjesën e sipërme të trupit. Nga ana tjetër, ndoshta për arsye se meshkujt kanë tendencën për të anashkaluar ditën e këmbëve, femrat janë më të forta në pjesën e poshtme të trupit.

Problemet shëndetësore për Trupin e Meshkujve

Edhe pse meshkujt dhe femrat kanë pothuajse të njëjtat rreziqe shëndetësore, meshkujt kryesojnë pothuajse në të gjitha rastet e vdekjeve. Pjesë e kësaj, mund të jetë edhe fakti që meshkujt janë më pak të prirur për ta bërë shëndetin prioritet të jetës së tyre, në krahasim me femrat.

Sëmundjet e zemrës janë rreziku më i madh për meshkujt. Në mënyrë natyrale meshkujt mendohet të kenë arterie më pak të shëndetshme se femrat, një arsye tepër e forte për t’i bërë meshkujt të qëndrojnë më të shëndetshëm. Meshkujt duhet të bëjnë një përpjekje që të ushtrohen të paktën 30 minuta në ditë, të evitojnë duhanin, të rrisin konsumimin e frutave dhe perimeve dhe të përpiqen të kontrollojnë presionin e gjakut e të kolesterolit.

Kanceri i mushkërive është gjithashtu një rrezik i madh për meshkujt. Duhanpirja padyshim është një kontribues i madh në shkaktimin e vdekjes. Ajo çka meshkujt mund të mos jenë në dijeni (edhe pse mund ta dine por s’e pranojnë) është se duhani është tmerrësisht i dëmshëm për jetën e tyre seksuale. Duhanpirja mund të shkaktojë mosfunksionim të organeve gjenitale të meshkujve.

Ndalimi i duhanpirjes, mund t’ju dhurojë një jetë seksuale shumë të mire.

Disa nga rreziqet e tjera të meshkujve përfshijnë kancerin e prostatës, depresionin, vetëvrasjen dhe diabetin. Edhe pse shumë prej këtyre problemeve vrasin mjaft meshkuj, pothuajse të gjitha mund të parandalohen apo të përmirësohen duke bërë një jetë të shëndetshme.

Marrëdhënie të mira, të mësuarit për të përballuar stresin, të ushqyerit shëndetshëm dhe aktiviteti i rregullt fizik janë shumë të rëndësishme për të gjithë njerëzit, qofshin ata meshkuj apo femra.

Nëse meshkujt kujdesen ashtu si duhet për veten, ata mund të kenë një jetë më të gjatë e më të shëndetshme.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *