Peci krenohet me Majlindën, çuditet me sallën e djegur!
August 28, 2017
0 comments
Share

Peci krenohet me Majlindën, çuditet me sallën e djegur!

Ish boksieri i mirënjohur, Xhevdet Peci, mburret me sukseset e xhudistes Majlinda Kelmendit, por në anën tjetër habitet se si tash e 17 vjet nuk është investuar në rregullimin e palestrës së djegur në Qendrën e Rinise dhe të Sportit në Prishtinë. Majlinda është shpallur “Xhudistja më e mirë e sotme në Botë” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, kjo e bënë krenarë gjithë kombin shqiptar.

“Majlinda është krenaria jonë, e kombit shqiptar. Çmim që rrallë kush prej sportistëve e fiton apo rrallë e hiq mund ta fitojnë atë çmim. Trajneri Driton Kuka ka bërë një punë të hatashme, që ka ndërtuar yjet të sportit, sepse përveç Majlindës ka edhe disa garues jashtëzakonisht të mirë dhe potencial për medalje në çdo garë të madhe!”, tha Peci për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai më tutje ndihet i trishtuar se si sot nuk e kemi një palestër ashtu si duhet.

“Është mëkat i madh që shteti nuk e ndihmon sportin. Pikërisht është salla që 17 vjet e djegur, askujt nuk intereson, as kombëtarja e basketbollit e as ajo e hendbollit tani nuk mund t’i zhvillojë ndeshjet ndërkombëtare, sepse nuk i lejojnë kriteret. Për basketboll kërkohet 3000 ulëse e për hendboll 2500, mjerisht nuk i ka. Me 17 vjet e kishim rregulluar sallën që u djegë dhe sot do t’i kishte sigurisht kapacitetin 10 mijë vende”, thotë Peci.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *