Pasi Khabib u tërhoq, Gaethje do të jetë kundërshtari i Ferguson në UFC 249
April 7, 2020
0 comments
Share

Pasi Khabib u tërhoq, Gaethje do të jetë kundërshtari i Ferguson në UFC 249

Tony Ferguson nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka gjetur kundërshtarin e radhës.

Ylli i MMA do të përballje me Khabib Nurmagomedovin më 18 prill për titullin e kampionit në peshat e lehta, por për të katërtën herë, ajo dështoi.

Mirëpo, Ferguson nuk ka humbur shumë kohë dhe është pajtuar menjëherë për përballjen që do të zhvillohet pikërisht në atë datë të këtij muaji.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Në një bashkëbisedime me presidentin e UFC-s, Dana White, është arritur marrëveshja që ai të ballafaqohet me Justin Gaethje.

Khabib ishte arsyetuar se ai nuk do të luftojë me fegusonin në UFC 249 në këtë krizë nga coronavirusi dhe nuk dëshiron të rrezikojë shëndetin e tij.

Si zëvendësues i tij parashikohej edhe Conor McGregor, mirëpo marrëveshja tashmë ishte arritur me Gaethje.

Kujtojmë se Ferguson është kampion i përkohshëm në peshat e lehta dhe kundërshtari i tij i radhës do të ketë shansin që t’i rrëmbejë titullin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *