Pasi i hoqën titullin, De Randamie rikthehet në kafaz, sfidë me Reneau
Ish-kampionia e botës e peshës pupël në artet marciale mikse Germaine de Randamie, të cilës iu hoq titulli kampion pasi nuk pranoi ta mbronte atë ndaj Cris “Cyborg” Justino, do të rikthehet në kafaz në shtator të këtij viti, në një duel ndaj Marion Reneau. Ajo do të duelojë në “UFC Night Fight 115”, event që do të zhvillohet më 2 shtator, në në vendlindjen e saj, në Roterdam (Holandë). Një duel që nuk do të jetë për titullin kampion, por që rikthen holandezen në kaz pas 6 muajsh.
Kjo do të jetë sfida e parë e De Randamie në kafaz që prej shkurtit të këtij viti, kur mundi Holly Holm në UFC-208. Ajo duhej të mbronte titullin ndaj Cris Cyborg, por refuzoi pas polemikave që nisën mes tyre dhe UFC vendosi t’ia heqë titullin kampion. Marion Reneau është një sportiste amerikane veterane e arteve marciale mikse, 40 vjeçe, që për herë të fundit është ngjitur në kafaz në mars të këtij viti, pas barazimit me Bethe Correia, në “UFC Night Fight 106”.