Pas Mayweather-McGregor radha e Golovkin-Alvarez, boksierët stërvitje me fansat
August 30, 2017
0 comments
Share

Pas Mayweather-McGregor radha e Golovkin-Alvarez, boksierët stërvitje me fansat

Floyd Mayweather e Conor McGregor kanë ulur siparin e duelit të tyre, një sfidë ku ndoshta të gjithë dolën fitues. Tashmë është radha e një tjetër sfidë të madhe në sportin e boksit ajo mes kazakut Gennady Golovkin dhe meksikanit Saul “Canelo” Alvarez, sfidë që do të zhvillohet në Las Vegas. Dy boksierët kampionë bote në peshën e mesme, kanë zhvilluar paraditen e sotme një stërvitje të hapur për fansat, në qytetin e Los Anxhelosit, ku dhe po kryejnë fazën e fundit përgatitore. Kjo përballje e madhe do të zhvillohet më 16 shtator.

Në prani të fansave, dy boksierët treguan aftësitë e tyre në ring, ku nuk munguan edhe batutat për përballjen që do të zhvillojnë pas 3 javësh. Golovkin është i pamposhtur në peshëm e mesme (37 fitore dhe asnjë humbje) dhe mban titujt kampionë në kategoritë WBA, WBC, IBF dhe IBO. Një përballje që të gjithë e presin me padurim, pasi do të përcaktojë se cili është më i miri në peshën e mesme. 35-vjeçari kazak beson se edhe pas këtij duel do të mbesë i pamposhtur në ring: “Dita e sotme është vetëm për fansat. Dita kryesore për mua është 16 shtatori dhe unë do t’ju tregoj se jam kampion, ashtu siç kam qenë prej vitesh”, tha Golovkin.

Boksieri kazak Gennady Golovkin

Ndërsa “Canelo” Alvarez ka zhvilluar 49 duele dhe ka vetëm një humbje (është mundur 4 vite më parë nga Mayweather) dhe do të kërkojë të mbrojë jo vetëm titullin e kategorisë WBO, por edhe ato që mban rival ii tij Golovkin. “Unë e di se kë kam përpara në duelin e radhës dhe jam përgatitur mjaft mirë. Ne do t’u dhurojmë fansave një duel mjaft të bukur. Kjo sfidë është për ju”, tha meksikani, duke iu drejtuar fansave të shumtë që ndoqën stërvitjen e tij në mjedis të hapur. “Le të shpresojmë që herës tjetër të kem me vete të gjithë gjerdanët”, tha Saul “Canelo” Alvarez.

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *