Pas Berat Jakupit edhe karateistja Gresa Zhitia i futet politikës
Pas Berat Jakupit në Maqedoni edhe një karateiste e njohur por nga Kosova pritet ti futet politikës në vazhdim. Bëhet fjalë për Gresa Zhitia e cila po konkurron për kuvendin komunal të Podujevës.
“Kam nderin të ju njoftoj se Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës më nderoi duke më propozuar si kandidate për Kuvendin Komunal të Podujevës në zgjedhjet që do mbahen më 22 tetor!Besoj se ju do të vlerësoni besnikërinë time për AAK-ën ,angazhimin dhe sinqeritetin tim të pandalshëm Kërkoj besimin tuaj që të jem zëri juaj në kuvend,ju premtoj dhe siguroj se nuk do i’u zhgënjej në asnjë moment”, premton Zhitia. (portali ArenaRing)