Partneri në stërvitje i McGregor: Kemi një plan për ta mundur Mayweather
July 24, 2017
0 comments
Share

Partneri në stërvitje i McGregor: Kemi një plan për ta mundur Mayweather

Prej disa ditësh, në stafin e Conor McGregor është afruar boksieri 36-vjeçar amerikan Paulie Malignaggi, i cili do të trajnojë irlandezin në prag të sfidës së 26 gushtit ndaj Floyd Mayweather. Dy sportistët kanë bërë trajnimet e para në ring, duke i dhënë Malignaggi edhe idenë e parë të karakterit të irlandezit si dhe ku duhet përqendruar punë në vijim. “Unë nuk mund të zbuloj gjithçka rreth Conor pas vetëm 8 raundesh, por ai nuk është një budalla. Ai e ka një ide se çfarë dëshiron nga vetja, çfarë dëshiron të bëjë në atë duel dhe se si synon ta arrijë atë. Ai nuk është një boksier konvencional, por ka forcë dhe është i aftë ta përdorë atë”, tha Paulie Malignaggi për mediat amerikane.

Conor McGregor dhe Paulie Malignaggi gjate stervitjes

McGregor ka zbarkuar prej një jave në Las Vegas, ku do të vazhdojë 5 javët e fundit të stërvitjes dhe ku po përgatitet për këtë sfidë me Mayweather, në debutimin e tij si boksier. “Conor do të krijojë stilin e tij të boksimit dhe së bashku do të saktësojmë gjërat që do të bëjmë gjatë kësaj periudhe dhe se si do ta përballojmë atë sfidë. Ai e ka një plan në mendjen e tij dhe nuk është ajo që njerëzit mendojnë. Ai është një mëngjërash dhe do ta shfrytëzojmë këtë fakt, pasi është një armë e fuqishme. Por do të shfrytëzojmë edhe faktorë të tjerë në favorin tonë. Ndaj një boksieri si Mayweather, që mbrohet mirë, duhen edhe alternativa të tjera për ta mundur, ndaj po përgatitemi për këtë gjë”, tha Malignaggi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *