Partneri i McGregor në stërvitje: Është më në formë se kurrë
Conor McGregor do të rikthehet në kafaz pas dy vitesh mungesë, kur më 6 tetor do të duelojë në Las Vegas ndaj kampionit të botës së peshës së lehtë Khabib Nurmagomedov, duel i vlefshëm për eventin UFC-229. Një nga partnerët në stërvitje të kampionit irlandez shprehet se Conor nuk ka dëshirë të flasë shumë për momentin, pasi është përqendruar te stërvitja dhe se gëzon një formë të shkëlqyer, si kurrë më parë.
“Conor i është ndezur sërish zjarri brenda, e donte këtë sfidë më shumë se çdo gjë tjetër, është përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është në formë. Ka kohë pa dueluar në kafaz dhe mezi pret të tregojë se sa vlen. Të gjithë e dinë se kush është, ndaj prisni se do të shihni mrekullinë në kafaz. Conor do t’i tregoj Khabib se kush është shefi dhe këtë do ta kuptoni më 6 tetor”, u shpreh një nga personat afër McGregor.