Parker: Unë nuk jam Klitschko, do ta befasoj Joshua në ring
March 28, 2018
0 comments
Share

Parker: Unë nuk jam Klitschko, do ta befasoj Joshua në ring

Boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker, ka deklaruar sot se pretendon të marrë titujt kampionë bote në peshat e rënda më 31 mars, kur në Kardif do të duelojë ndaj britanikut Anthony Joshua. Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre, të dy janë kampionë bote në këtë kategori, ndaj pritet një përballje e madhe. Parker i ka thënë Joshua që të harrojë duelin që ai pat fituar ndaj Klitschko, pasi ndaj tij do të jetë diçka ndryshe në ring.

Joshua: Vini bast per mua

Ai vazhdon të flasë për duelin me Klitschko, por unë nuk jam Wladimir. Nëse është i fokusuar te kjo sfidë le ta bëjë, por me sa duket po harron që po duelon me një rival tjetër. Edhe unë e respektoj atë, por tani është koha jonë. Unë jam më i ri se Wladimir, më i fortë dhe teknik. Por të gjitha këto gjëra do t’i mësoni ditën e diel, kur të shihni duelin”, u shpreh Joseph Parker.

Pas deklaratës së Joshua që njerëzit të vënë bast për të, ka replikuar Parker: “Nëse doni të bëni parà, atëherë vini bast për mua dhe do të dilni të fituar”, u shpreh boksieri 26-vjeçar Parker, 24 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë WBO.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *