Parker optimist: E parandiej një fitore me “KO” ndaj Joshua
January 22, 2018
0 comments
Share

Parker optimist: E parandiej një fitore me “KO” ndaj Joshua

Boksieri neo-zelandez Joseph Parker po përgatitet për duelin e 31 marsit, ku në Kardit do të duelojë me britanikun Anthony Joshua, të dy kampionë bote në peshat e rënda, të dy të pamposhtur në ring, ndaj kjo sfidë do të sjellë unifikimin e titujve. Parker (24 fitore, 18 me KO), shpreson që të jo vetëm të mbrojë titullin e kategorisë WBO, por edhe t’i rrëmbejë Joshua (20 fitore, 20 me KO) dy titujt e kategorive IBF dhe WBA. Neo-zelandezi nuk i trembet aspak faktit se do të duelojë në “fushën kundërshtare”, teksa edhe në shtator regjistroi një fitore në Britaninë e Madhe, kur mundi Hughie Fury.

Boksieret kampione bote ne peshat e renda Joshua e Parker

26-vjeçari Parker shprehet optimist për këtë sfidë, madje parashikon një fitore me “KO” ndaj Joshua, një duel që parashikohet i fortë dhe spektakolar. “Unë mendoj se Joshua është një boksier i fortë, një kampion, por unë e shoh veten mbi të, një kampion absolut. Kjo është arsyeja që unë doja të përballesha me të, pasi unë e konsideroj Joshua si një sfidant. Të dy jemi boksierë të mirë dhe bota dëshiron të shohë se kush është më i miri. Unë e ndjej se do ta mposht me KO, do ta fus në të njëjtat telashe që pati si ndaj Klitschko, por nuk do t’i jap asnjë shans të fitojë siç bëri ukrainasi”, tha Parker.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *