Parker optimist: Brenda javës zyrtarizohet përballja me Joshua
December 20, 2017
0 comments
Share

Parker optimist: Brenda javës zyrtarizohet përballja me Joshua

Kampioni i botës në peshat e rënda në kategorinë WBO, boksieri  28-vjeçar nga Zelanda e Re, Joseph Parker, ka deklaruar sot se brenda kësaj jave do të zyrtarizohet përballja mes tij dhe kampionit britanik Anthony Joshua. Ky i fundit mban titujt e kategorive IBF dhe WBO, ndaj kjo sfidë mes tyre do të sjellë unifikimin e titujve kampionë bote. Palët duket se kanë rënë dakord për çdo detaj, përfshi edhe atë ekonomik, me Joshua që do të marrë 66% të të ardhurave, ndërsa Parker 33%.

Kampioni britanik Anthony Joshua

Finalizimi i duelit është shumë pranë. Bëmë pak kohë pushim për të sistemuar gjërat, por tani të dyja stafet janë të lumtura për marrëveshjen dhe kemi arritur në një konkluzion të përbashkët. Tani do të nënshkruajmë kontratën dhe t’i hapim dritën jeshile duelit. Ne duam të bëjmë publike gjithçka para Krishtlindjeve, në mënyrë që të shijojmë pushimet ashtu si duhet dhe më pas të nis përgatitjen”, u shpreh Joseph Parker, pa bërë publike datën dhe vendin se ku mund të zhvillohet dueli.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *