Parker mbron titullin kampion, mund Fury me “vendim shumice”
September 25, 2017
0 comments
Share

Parker mbron titullin kampion, mund Fury me “vendim shumice”

Joseph Parker mbron titullin kampion bote të kategorisë WBO në peshat e rënda, pas fitores me vendim jo-unanim të gjyqtarëve ndaj britanikut Hughie Fury, duel që u zhvillua në “Manchester Arena”. Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Parker, duke dhënë pikët 118-110 në favor të tij, ndërsa një nga gjyqtarët dha rezultaitn barazim, 114-114. Pra, një fitore me “vendimin e shumicës”nga ana e Parker, që mbron titullin, që deri një vit më parë i përkiste Tyson Fury, kushëririt të Hughie.

Nga dueli mes Joseph Parker dhe Hughie Fury

Një përballje e fortë dhe e egër mes dy sportistëve, me neo-zelandezin që ishte më agresiv në ring që në startin e përballjes, ndërsa Fury më i disiplinuar. Tyson Fury, ish-kampioni i botës në peshat e rënda deri një vit më parë, kur dhe mbante titullin e kësaj kategorie, mbeti i zhgënjyer nga vendimi i gjyqtarëve dhe këtë gjë e tregoi edhe pas duelit, duke u ngjitur në ring dhe akuzuar e sharë gjyqtarët.

Tyson Fury i xhindosur me gjyqtaret pas duelit

Që në konkun e raundit të parë, Fury tentoi të vërë në vështirësi kampionin e botës, duke lëvizur shumë në ring dhe përdorur grushtet e tij, por Parker qëndroi afër, duke marrë shpejt masat. Sfida ka qenë e ekuilibruar gjatë gjithë kohës, me të dy boksierët që dhuruan një përballje të egër, ndërkohë që Fury pëzon edhe një të çarë në vetull. E tillë sfida shkoi deri në fund, me të dy boksierët që e kërkuan fitoren, por në fund gjyqtarët vendosën t’ia japin atë Parker, i pamposhtur në ring, ndërsa Fury pësoi humbjen e parë si profesionist.

Nga dueli mes Joseph Parker dhe Hughie Fury

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *