Parisi do të organizojë Lojërat Olimpike Verore më 2024, Los Anxhelos në vitin 2028
Los Anxhelos do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Verore 2028, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, duke i hapur dyert për Parisin që të organizojë këto lojëra për vitin 2024.
Komiteti ka kërkuar për një marrëveshje me qytetet amerikane dhe franceze, pasi ato kanë qenë vendet e vetme që kanë qenë të gatshme të përballojnë edhe financiarisht organizimin e këtyre lojërave, gjatë prezantimit të ofertave.
Sipas këtij komiteti, i njëjëti do ta ndihmojë Los Anxhelosin me 1.8 miliardë dollarë, për të përballuar shpenzimet e organizimit.
Në Los Anxhelos, janë organizuar këto lojëra edhe më 1932 dhe 1984, ndërsa në Paris, më 1900 dhe 1924.