Parashikimi i Mayweather: Ja kush e fiton duelin Golovkin-Alvarez
Të gjithë presin që Floyd Mayweather të hedhë firmën në kontratën e duelit që ai do të zhvillojë ndaj Conor McGregor, por boksieri amerikan ka të tjera gjëra në mendje.
Sot, kampioni i pamposhtur i ringut (49 fitore e asnjë humbje), ka bërë parashikimin e tij për duelin e peshës së mesme mes një tjetër të pamposhturi, si Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez.
Dueli mes tyre do të zhvillohet më 16 shtator dhe Mayweather mendon se meksikani Alvarez do t’i shkaktojë kazakut humbjen e parë në karrierë. Boksieret Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez “Unë mendoj se Golovkin ka një grusht të fortë, por është i avashtë në ring dhe bën shumë gabime.
Boksi sot ka ndryshuar shumë dhe ai është 35 vjeç”, u shpreh Mayweather, që më tej, për sa i përket fituesit të atij duel, shtoi: “Unë nuk mendoj se Golovkin do ta fitojë atë përballje. Besoj se në peshën e mesme janë disa boksierë që mund ta mposhtin atë dhe Canelo është njëri prej tyre, më i miri. Unë jam i bindur se Alvarez do ta fitojë atë sfidë, madje do ta fitojë që në raundet e para, pasi është në formë”, tha Floyd Mayweather.