
Paraqitje e suksesshme e boksierëve shqiptar në Shtip
Të shtunën në Shtip u zhvillua turneu kualifikues për Liga sistemin e Federatës së Boksit të Maqedonisë. Në këtë aktivitet u zhvilluan gjithsej 9 ndeshje, ku prej tyre 3 te kadetët, 4 te te rinjtë dhe 2 tek senioret. Ndeshja me interesante ishte në mes Arsim Etemi nga klubi boksit Cair dhe Roberto Ristovski nga Pink Panter nga Shtip ku edhe pse bokseri vendas kishte me shumë provoj Etemi nuk i la hapësire ku dominoj në tre raunde ku edhe merr fitore nga ana refereve me rezultat 3:0. Adrian Azemi (Shkupi) mposhti Minanov (Pink Panter).
Tek kadetet Alban Veseli humbi nga Alpaj Demirov (Bargala). Tek junioret Sumer Iseni mposhti Atanasovski (Aperkat). Ndryshe, ne ketë turne klubet shqiptare ishin pjesëmarrës vetëm me 3 klube: Klubi boksit Shkendija No limit, Klubi i boksit Shkupi dhe Klubi boksit Çair Shkup.
Tre klubet shqiptare do te jen pjesëmarrës ne ligen e boksit te Maqedonisë ku xhiroja e pare do te fillon ne muajin maj. Boksierët me te mirë shqiptare ne konkurrencën e senioreve nuk kishin kundërshtar edhe pse u paraqiten ne matje, si Lulzim Ismaili, Lulzim Bajrami, Jasin Lama dhe Halim Nasufi. Nga afër garën e ka përcjell edhe nënkryetari i federatës së Maqedonisë, Faton Salihu. (A.R.)