Pantallonat i rrinë të ngushta, kampionia e dyfishtë e botës merr vendimin
January 15, 2019
0 comments
Share

Pantallonat i rrinë të ngushta, kampionia e dyfishtë e botës merr vendimin

Më 29 dhjetor shkroi historinë e UFC-së, duke u bërë femra e parë që mban dy tituj kampionë bote njëkohësisht në artet marciale mikse. Ajo është Amanda Nunes, kampione e botës në peshën “bantamweight” (pesha 57-61kg), që në eventin UFC-232 mori edhe titullin e peshës “featherweight” (pesha 61-66kg).

Në këtë event, kampionia braziliane mposhti brenda 51 sekondave patrioten e saj Cris Cyborg, një triumf i merituar, pasi për të kjo kërkoi një sakrificë të madhe. Nunes, 17 fitore e 4 humbje në UFC, shtoi peshë për të shkuar në një Division tjetër dhe në fund ia doli mbanë të triumfojë.

Përmes një video komike të postuar sot në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, Amanda Nunes shprehet se nuk do të duelojë më në peshën e re, atë “featherweight”. Arsyeja? Nuk i bëjnë pantallonat. Në video duket Nunes që përpiqet të veshë me shumë vështirësi një palë pantallona.

Kurrë më në peshën 145lbs”, thotë Nunes, që duket se do t’i rikthehet peshës së vjetër, për të mbrojtur titullin në kategorinë “bantamweight”. Nunes iu bashkua dy ikonave të tjera të sportit të UFC-së, si Conor McGregor e Daniel Cormier, që mbajnë dy tituj kampionë bote njëkohësisht. Por duket se shumë shpejt do të dorëzojë njërin nga titujt.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *