Pacquiao: Vitin tjetër do të dueloj sërish me Mayweather
November 7, 2018
0 comments
Share

Pacquiao: Vitin tjetër do të dueloj sërish me Mayweather

Edhe pse boksieri amerikan Floyd Mayweather do të duelojë më 31 dhjetor në Japoni ndaj Tenshin Nasukawa, një sportisti të kickboksit, boksieri filipinas Manny Pacquiao deklaroi sot se shanset që ai të zhvillojë revanshin me Mayweather janë të mëdha. Vetë Pacquiao do të duelojë më 15 janar ndaj Adrien Broner, ndaj ai beson se dy boksierët mund të kryqëzojnë sërish dorezat në maj apo në shtator të 2019-ës.

Muaj më parë, gjatë një takimi me Pacquiao, vetë Mayweather  tha se do të përballej me filipinasin këtë vit, por duket se kjo sfidë e dytë mes dy boksierëve ikonë të peshës “welter” do të shtyhet për vitin e ardhshëm. Dy boksierët veteranë zhvilluan duelin e parë mes tyre në maj të 2015-ës, me Mayweather që fitoi me vendim unanim në atë që është konsideruar si “dueli i shekullit” e ku dy protagonistët arkëtuan nga 200 milionë dollarë.

Ka shumë gjasa që unë dhe Floyd të duelojmë sërish vitin tjetër. Maywether është rikthyer aktiv, do të duelojë në dhejtor dhe unë në janar, ndaj po bisedojmë që vitin tjetër të përballemi, një revansh që të gjithë e dëshirojnë. Së shpejti do të diskutojmë. Unë e dëshiroj atë revansh për t’i thënë botës së kush është fitues, pasi në përballjen e parë duelova i dëmtuar. Ndaj dua të përballem sërish me të dhe t’i tregoj realisht aftësitë e mia”, tha Pacquiao.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *