Pacquiao vendos përparësitë: Fillimisht politika, pastaj boksi
October 24, 2017
0 comments
Share

Pacquiao vendos përparësitë: Fillimisht politika, pastaj boksi

Duket se edhe për pak kohë nuk do ta shohim sërish në ring boksierin filipinas Manny pacquiao, që në korrik të këtij viti humbi titullin kampion bote të peshës “welter” në kategorinë WBO. Ai u mund pas një vendimi surprizë të gjyqtarëve nga australiani Jeff Horn dhe pas asaj sfide u përfol se do të zhvillohej revanshi. Por Pacquiao deklaroi se ai do ta shtyjë këtë sfidë të dytë me australianin, pasi do të vazhdonte detyrën si senator. “Për momentin do të ushtroj detyrën tim si i zgjedhur i njerëzve në Senat, si politikan. Kjo është përparësia ime, pasi jam këtu për t’u shërbyer njerëzve”, u shpreh boksieri filipinas Manny Pacquiao, në lidhje me një rikthim në ring.

Manny Pacquiao ne detyren e senatorit

Pavarësisht se do të merret me politikë, të paktën deri në dhjetor të këtij viti, filipinasi nuk heq dorë nga ringu dhe premton se do të rikthehet aktiv vitin tjetër. Por ish-kampioni i botës nuk jep asnjë datë se kur do të veshë sërish dorezat dhe se ndaj kujt do të duelojë, ndërkohë që askush nuk do ta presë përjetësisht që ai të rikthehet në ring. “Çdo gjë në kohën dhe vendin e vet. Besoj se në fillim të 2018-ës do të rikthehem në palestër dhe pasi të bisedoj me stafin tim do të marrim një vendim në lidhje me duelin dhe rivalin”, tha Pacquiao, që mund të gjejë një rival tjetër duket qenë se Horn do të mbrojë titullin kampion britanikut Gary Corcoran, më 13 dhjetor në Brisbane të Australisë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *