Pacquiao takim surprizë me Mayweather në Los Anxhelos, tifozët ëndërrojnë revanshin
January 9, 2019
0 comments
Share

Pacquiao takim surprizë me Mayweather në Los Anxhelos, tifozët ëndërrojnë revanshin

Boksierët Manny Pacquiao dhe Floyd Mayweather kanë zhvilluar sot një takim surprizë në Los Anxhelos. Dy ikonat e sportit të dorezave ndodheshin në stadiumin “Staples Center”, për të parë ndeshjen e NBA-së mes Clippers dhe Charlotte.

Në fakt, ata ndodheshin në anët e kundërta të fushës, por në pushimin e ndeshjes Pacquiao ka shkuar të takojë Mayweather, një takim që ka zgjatur disa sekonda. Dy boksierët janë protagonistë të “duelit të shekullit”, zhvilluar në maj të 2015-ës, sfida që ka thyer rekordet e këtij sporti.

Pacquiao do të duelojë më në 19 janar ndaj Adrien Broner, ku do të mbrojë titullin kampion bote të kategorisë WBA në peshën “welter”. Janë të shumta zërat që thonë se Mayweather do të duelojë në verën e këtij viti me fituesin e kësaj sfide edhe se të gjithë ëndërrojnë revanshin Mayweather-Pacquiao.

Boksieri filipinas ka qenë i ftuar special i skuadrës së Clippers në këtë ndeshje, duke takuar më herët edhe baskebollistët e skuadrës kaliforniane e trajnerin Doc Rivers. Më pas ka ardhur edhe takimi surprizë me Mayweather, duke lënë të gjithë fansat të ëndërrojnë se revanshi do të zhvillohet një ditë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *