Pacquiao sfidon kampionin e botës më 8 korrik
March 29, 2018
0 comments
Share

Pacquiao sfidon kampionin e botës më 8 korrik

Boksieri filipinas Manny Pacquiao do të rikthehet në ring më 8 korrik 2018, plot një vit pas duelit të fundit (më 3 korrik 2017 humbi titullin ndaj australianit Jeff Horn). Ikona e peshës “welter” do të përballet me kampionin e botës, argjentinasin Lucas Matthysse, duel që do të zhvillohet në Kuala Lampur dhe do të jetë i vlefshëm për titullin e kategorisë WBA. Pra, Pacquiao do të ketë mundësi të rikthehet sërish kampion bote, tashmë në moshën 39-vjeçare. Filipinasi ka një rekord prej 58 fitoresh, 7 humbjesh dhe 2 ndeshje në barazim, ndërsa rivali argjentinas, 35 vjeç, numëron 39 fitore, 4 humbje dhe një duel pa rezultat.

Pacquiao gjate duelit me Jeff Horn

Kjo është një sfidë e rëndësishme për mua, një mundësi e mirë për të ngjitur sërish shkallët dhe për t’u rikthyer në majën e botës. Pasi të kem mposhtur Matthysse, do të kem mundësi të dueloj edhe me Lomachenko në të ardhmen, për t’u rikthyer kampion absolut në këtë peshë. Tani do të nis përgatitjet për të qenë gati për duelin e 8 korrikut edhe pse në fakt, atë nuk e kam ndërprerë për asnjë moment edhe pse kam patur impenjime të tjera”, u shpreh Manny Pacquiao. Për këtë duel, mediat kanë konfirmuar se filipinasi nuk do të ketë në krah trajnerin e tij legjendar Freddie Roach, me të cilin është divorcuar së fundi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *