Pacquiao përdor një përkthyes të veçantë për të sulmuar Broner
January 14, 2019
0 comments
Share

Pacquiao përdor një përkthyes të veçantë për të sulmuar Broner

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama kishte “Luther”… dhe tani Manny Pacquiao ka përdorur gjithashtu një përkthyes zemërimi për të na thënë se si ndihet ai në të vërtetë për Adrien Broner.

Pacquiao po përgatitet për t’u ndeshur me Broner më 19 janar në Las Vegas dhe, nëse e njihni sadopak Manny-n, e dini se ai nuk është një nga më të mirët kur bëhet fjala për të provokuar kundërshtarin.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar ndihmën e shokut të tij, Michael Blackson, për të na shpjeguar se çfarë mendon në të vërtetë për rivalin e tij dhe fyerjet nuk kanë munguar.

Për shembull, kur është pyetur se çfarë mendonte për parashikimin e Broner se do ta fitonte ndeshjen me “KO”, Pacquiao ka thënë në mënyrë të edukuar: “Është e lehtë ta thuash, por e vështirë ta bësh”.

Por ajo që donte të thoshte në të vërtetë ishte: “Do ta shkërdh..! Do ta godas në sy! Do ta godas në bo..! Ajo ku… e shkurtër do të fundoset!!!”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *