Pacquiao ndryshon menaxher për të dueluar sërish ndaj Mayweather
October 24, 2018
0 comments
Share

Pacquiao ndryshon menaxher për të dueluar sërish ndaj Mayweather

Ideja për të zhvilluar revanshin mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao ka marrë sot një kthesë tjetër, pasi boksieri filipinas ka hequr dorë nga menaxheri i tij i përjetshëm Bob Arum për të kaluar nën drejtimin e Al Haymon. Gjithçka bëhet që Pacman të zhvillojë dyelin e dytë me Mayweather dhe të ketë një fund-karrierë ndryshe.

Ja dita kur filipinasi synon te duelie ndaj Mayweather

Pacquiao pritet të rikthehet në ring në janar të 2019-ës, ku do të mbrojë titullin kampion të peshës “welter” ndaj Adrien Broner dhe më pas do të duelojë me Mayweather. Pacquiao ka deklaruar pak ditë më parë se synon që ky revansh me Mayweather të zhvillohet në Las Vegas më “cinco de mayo” (5 maj), një duel që pritet të jetë po aq fitimprurës për dy boksierët sa ai i zhvilluar në maj të vitit 2015.

Menaxheri Al Haymon mund ta ndihmojë filipinasin për ta arritur marrëveshjen, duke parë lidhjet që ai ka me stafin e Mayweather, por problem është se ky i fundit ka një axhendë të zënë, pasi po planifikon duele me sportistët e UFC-së, si Conor McGregor apo Khabib Nurmagomedov.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *