Pacquiao ndërton falas 1.000 shtëpi
Një gjest, një shembull i mirënjohjes së tij, që duhet të përdoret anembanë botës, përfshirë, biznesmen, sportistët e artistët tanë, nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare dhe diaspora
PHILIPPINE : Në botën e sporteve profesionale, janë me mijëra raste, në mbarë botën që kanë njohur raste të tilla, kr sportistë me famë, gjatë dhe pas karjerës së tyre të suksesshme kan kthyer kokën prej rrënjëve dhe fillimeve të tyre dhe kanë qenë të përfshirë në ndihmë të komuniteteve, prej nga kan dalë ata.
Edhe pse e vendosin mirëqenien e tyre nga “grushtat” e fuqishëm në ring, ka pasur disa boksierë profesionistë, që janë të njohur për shumat mbresëlënëse bankare, me fitore ose humbje, në ndeshje të klasit botëror, të cilët kan ndarë diçka edhe për të varfërit, ose për fatkeqësit natyrore dhe sëmundje të rënda.
Përfshirë në atë që thuhet të jetë ‘lufta e shekullit’, boksieri profesional Manny Pacquiao, nga Filipinet, edhe pas humbjes së tij, bëri mbi 100 milionë dollarë, dhe tani po përdor të ardhurat e tij drejt një nisme të respektueshme, dhe që duhet të jetë shembull edhe për shumë sportistë nga mbar bota përfshirë sportistët e artistët tanë, nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare dhe diaspora.
Është, pikërisht Boxeri Manny Pacquiao i Kampioni botëror i cili po ndërton 1.000 shtëpi për filipinasit e varfër. Filipinasi lajmërojë në Facebook me mesazhin në llogarinë e tij se: “Unë jam aq i lumtur që i dhuroj shtëpitë e reja , zgjedhësve të mi në Provincën Sarangani ndërtuar me parat nga xhepi im, duke bërë të lumutur dhe me shtëpi të reja, më shumë se mijë familje që janë përfituese”.
Dhe, kjo ka ndodhur shkruan shtypi filipinas në rrjetet sociale pas ndeshjes së tij të madhe me Floyd Mayweather Jr, ku thuhet se ai u frymëzua për të bërë një ndryshim me të ardhurat e tij. Boksieri ndjeu se ishte detyra e tij për t’u kthyer dhe për të njohur rrënjët e tij në një kohë si kjo, kur pas suksesit kthehu kokën nga prejardhja e tij.
Ky akt i jashtëzakonshëm ka vendosur tani një mijë familje në vendlindjen e tij, në shtëpi të reja falas, të gjitha falë planit të tij të ngrohjes së zemrës për të bërë një ndryshim te të varfërit dhe njerezit në nevojë. Pavarësisht kostos për atë vend, ai tani pas ringut është një individ i ngrohtë, i cili është njeri i njerëzve, shkruan shtypi vendas duke iu referuar bamirësisë së Boxerit Manny Pacquiao Kampionit botëror.
I lindur në varfëri vetë, ai njeh luftën dhe ndjen se është vetëm e drejtë të kthehet nga fati i tij, aty ku filloi tregimin e tij. Ai gjithmonë ka kredituar njerëzit nga e kaluara e tij për suksesin e tij, dhe ky gjest është një shembull i mirënjohjes së tij, që duhet të përdoret anembanë botës, përfshirë, biznesmen, sportistët e artistët tanë, nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare dhe diaspora.