Pacquiao mbron titullin ndaj Hornit
April 6, 2017
0 comments
Share

Pacquiao mbron titullin ndaj Hornit

Boksieri filipinas Manny Pacquiao do të mbrojë titullin kampion bote të kategorisë WBO në peshën “welter” ndaj kampionit të pamposhtur australian Jeff Horn. Përballja mes tyre do të zhvillohet në korrik, në Brisbane (Australi), në vendlindjen e Horn. Vendimi për t’u përballur me australianin erdhi pas anullimit që Pacquiao i bëri sfidës me britanikun Amir Khan edhe pse palët kishin rënë dakord.

Khan ishte rivali i preferuar i filipinasit, por sfida mes tyre u anullua për shkak të Muajit të Ramazanit. Ndaj dhe Pacquiao vendosi që të përballet me Jeff Horn, lajm që nuk është zyrtarizuar nga boksierët, por që konfirmohet nga mediat australiane.

“Ne e anulluam sfidën me Khan për shkak të Ramazanit, ndaj vendosëm që të duelojmë me një boksier tjetër”, tha Michael Koncz, një nga këshilltarët e boksierit filipinas. Ai pranon se palët e nënshkruan marëveshjen, por ajo nuk funksionoi, ndaj u vendos që ta anullonin atë. Gjithsesi, kjo sfidë Khan-Pacquiao pritet që të zhvillohet në gjysmën e dytë të këtij viti në vendet arabe, që dhe kanë ofruar një shumë marramendëse për të dy boksierët. Pacquiao u rikthye në ring nëntorin e kaluar, kur dhe fitoi titullin kampion në peshën “welter”, pasi mundi Jessie Vargas. Kjo do të jetë hera e parë për filipinasin që do të mbrojë titullin kampion, tashmë në moshën 38-vjeçare.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *