Pacquiao konfirmon bisedimet me ukrainasin Lomachenko për rikthimin në ring
January 18, 2018
0 comments
Share

Pacquiao konfirmon bisedimet me ukrainasin Lomachenko për rikthimin në ring

Boksieri veteran filipinas Manny Pacquiao ka deklaruar sot se ka nisur bisedimet për një përballje me kampionin e botës në peshën e lehtë, ukrainasin Vasyl Lomachenko (10 fitore dhe 1 humbje), që mban titullin e kategorisë WBO. “Për momentin mund të them se kemi nisur bisedimet dhe negociatat po vazhdojnë për sa i përket peshës, pasi bëhet fjalë për dy boksierë që duelojnë në pesha të ndryshme”, tha Pacquiao, 39 vjeç dhe një nga ikonat e peshës “welter”.

Pacquiao, tashmë 39 vjeç, nuk duelon prej korrikut të vitit të kaluar, kur humbi titullin kampion bote të peshës “welter” ndaj Jeff Horn dhe po mendon të rikthehet në ring në prill të këtij viti. “Më mungon boksi, ai është gjithë jeta ime. Megjithatë, jam në formë edhe pse nuk dueloj për një kohë të gjatë. Besoj se së shpejti do të jem gati dhe do të rikthehem në ring”, tha Pacquiao, që kohët e fundit është marrë me shumë me detyrën e senatorit në vendlindje.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *