Pacquiao: Gati për duelin ndaj Matthysse, do të rikthehem kampion
June 27, 2018
0 comments
Share

Pacquiao: Gati për duelin ndaj Matthysse, do të rikthehem kampion

Ish-kampioni i botës në 8 pesha të ndryshme Manny Pacquiao do të rikthehet në ring me 15 korrik, kur do të duelojë për titullin kampion të kategorisë WBA të peshës “welter” ndaj argjentinasit Lucas Matthysse. Pavarësisht zërave se kjo përballje mund të shtyhet, ka qenë vetë filipinasi ai që ka konfirmuar se dueli do të zhvillohet normalisht në datën e caktuar.

Dueli do të zhvillohet ashtu sikurse është vendosur më parë. Jam duke u stërvitur fort për këtë përballje dhe asnjëherë nuk do të lejoj që këto thashetheme të më shpërqendrojnë. Do të dueloj për titullin kampion”, tha Pacquiao, një nga ikonat e këtij sporti.

39-vjeçari Pacquiao ka një rekord prej 57 fitoresh, 7 humbjesh dhe 2 barazimesh në karrierën e tij, ndërsa Matthysse (35 vjeç) numëron 39 fitore e 4 humbje në karrierë. Sfida mes dy boksierëve do të zhvillohet në Kuala Lampur të Malajzisë. Filipinasi nuk duelon që prej korrikut të vitit të kaluar, kur humbi titullin kampion ndaj jeff Horn.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *