Pacquiao e ftoi të përballen sërish, ja përgjigjja që jep Mayweather
January 22, 2019
0 comments
Share

Pacquiao e ftoi të përballen sërish, ja përgjigjja që jep Mayweather

Boksieri filipinas Manny Pacquiao, pasi mbrojti të dielën titullin kampion bote të kategorisë WBO në duelin ndaj Adrien Broner ka ftuar sërish rivalin amerikan Floyd Mayweather për të zhvilluar revanshin. Një sfidë që do të përballte sërish dy nga boksierët më të mëdhenj të historisë, në atë që është quajtur si “sfida e shekullit” (u zhvillua në maj të vitit 2015).

Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij, ka qenë në stadium për të parë këtë sfidë të rivalit të tij Pacquiao, por ka thënë se nuk është i interesuar për të dueluar sërish. “E ftoj të ngjitet sërish në ring dhe të duelojmë. Mezi po pres që të dueloj sërish ndaj Mayweather, nëse ai është gati për t’u rikthyer në ring”, tha Pacquiao.

Menaxheri i Mayweather, Leonard Ellerde, tha: “Nuk bëhet gjithnjë fjalë për parà. Floyd nuk ka më asnjë motivim që të ngjitet në ring. Mayweather është tërhequr nga sporti dhe nuk është më i interesuar që të zhvillojë një duel të tillë”. Deklaratë që mbyll përfundimisht çdo mundësi për të parë një sfidë të madhe mes dy ikonave të dorezave edhe pse para duelit Mayweather shkoi të takonte Pacquiao në dhomat e zhveshjes.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *