oshua replikon me Wilder: Një llafazan, herët a vonë do ta “rregulloj” edhe atë
October 11, 2017
0 comments
Share

oshua replikon me Wilder: Një llafazan, herët a vonë do ta “rregulloj” edhe atë

Pas deklaratave të shumta të Deontay Wilder, që prej kohësh kërkon të përballet me Anthony Joshua, ka ardhur më në fund reagimi i boksierit britanik. Ai e ka konsideruar rivalin amerikan si një njeri llafazan, që flet shumë, ashtu sikurse edhe David Haye, pasi që të dy kanë kërkuar të duelojnë me Joshua. Por britaniku, kampion bote në peshat e rënda në kategoritë IBF dhe WBA, do të mbrojë titujt ndaj bullgarit Kubrat Pulev, më 28 tetor, në Kardif.

Boksieri amerikan Deontay Wilder

David dhe Deontay janë tipa që flasin shumë dhe gjatë gjithë kohës. Kjo është negative për sportin, por heart e vonë do t’ua tregoj grushtin tim edhe atyre”, tha Joshua. “Për mua është thjesht çështje kohe, për të gjetur kohën se kur do të përballem me ta dhe t’u tregoj vendin. Ne do të përballemi mes nesh dhe kjo gjë do të ndodhë një ditë”, tha Joshua, që ka hedhur poshtë akuzat e Wilder, se ai nuk është i famshëm në Amerikë.

Wilder provokon Joshua: Nuk eshte i famshem ne Amerike

Unë munda Klitschko në një stadium me 90 mijë vetë dhe jam kampion bote”, u shpreh më tej Anthony Joshua. Atë ndeshje e pa “live” edhe Wilder, që do të mbrojë titullin kampion të peshave të rënda (kategoria WBC) ndaj Stiverne bermane, më 4 nëntor, në Brooklyn.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *