Ortiz pozitiv, në dyshim dueli i tij për titull me Deontay Wilder
September 30, 2017
0 comments
Share

Ortiz pozitiv, në dyshim dueli i tij për titull me Deontay Wilder

Sipas presidentit të WBC, Mauricio Sulaiman, boksieri kubanez Luis Ortiz ka dalë pozitiv pas një testi antidoping të kryer pak ditë më parë. Kjo ka vënë në rrezik duelin e 4 nëntorit, kur Ortiz do të përballet me kampionin e botës të peshave të rënda në kategorinë WBC, Deonaty Wilder. Ende nuk dihet substanca e ndaluar me të cilën është “kapur mat” boksieri kubanez, e cila do të konfirmohet së shpejti nga WADA.

Kjo  nuk është hera e parë që Ortiz del pozitiv, pasi edhe në vitin 2014 është përsëritur e njëjta situatë, pas duelit të fituar me Lateef Kayode, duke bërë që rezultati i atij dueli të mos njihet (no contest). Duke parë situatën e krijuar dhe një skualifikim të mundshëm të boksierit kubanez, Wilder po mendon për një alternativë për duelin e 4 nëntorit. Gjasat janë që amerikani të përballet me rusin Alexander Povetkin, për të mbrojtur titullin kampion bote.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *